Godina Rezidenciale ndodhet në rrugën “Hiqmet Delvina” pranë kryzëzimit të Komunës së Parisit me Stadiumin Dinamo. Godina ndodhet 400 m nga Stadiumi Selman Stermasi, 270 m nga Unaza dhe vetëm 1 km nga Liqeni Artificial i Tiranës. Falë vendndodhjes së favorshme të godinës, çdo facilitet apo pikë e rendësishme e qytetit është e arritshme me këmbë.
CILËSIA E LARTË E NDËRTIMIT ËSHTË FAKTORI KYÇ I SUKSESIT TË SHOQËRISË DHE ELEMENTI DALLUES PËR ÇDO PROJEKT.
Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në Shqipëri që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor i përgjithshëm (EPC). Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen ka kryer me sukses projekte ndërtimi në rolin e investitorit si Rezidenca Progeen 1, Progeen 2, Rezidenca Rainbow dhe Rezidenca IRIS. Gjithashtu ka kryer dhe ka në proces projekte me çelësa në dorë për shoqëri ndërkombëtare si UNDP, Eagle Hills International, Shoqata FARA, All For Freedom, ALEAT, Fondi Shqiptar i Zhvillimit etj. Momentalisht Progeen është duke zhvilluar projekte ndërtimi si investitor me sipërfaqe të përgjithshme 210,496 m2 dhe gjithashtu disa projekte të tjera ndërtimi civil dhe infrastrukturor në rolin e kontraktorit në sipërfaqe totale prej 78,248 m2.
© All Copyright 2023 by Progeen shpk